Orges Shehi : Kombetarja, pengu im ! | ||||
|
Shehi ka nje pervoje te madhe ne kampionatin shqiptar ku ka luajtur me skuadrat e Teutes, Vllaznise, Partizanit, Bylisit e se fundi Beses, me te cilen nese do te luante ndaj Skenderbeut sot, do te rregjistronte shifren e 375 ndeshjeve te luajtura ne kampionat. “Te them te drejten, nuk e kasha idene e ndeshjeve te zhvilluara. E dija qe kam zhvilluar plot ndeshje, por jo saktesisht”, vazhdoi biseden e tij ne linje telefonike portieri veteran, i cili pervojen qe po kalon tek Besa e cileson shume te vyer. “Po kaloj nje eksperience te mire. Ne kemi nje skuader ku elementi i ri dhe ai me pervoje jane nderthurrur mire me njeri-tjetrin. Sic e kam thene edhe me pare, sulmi fillon nga mbrojtje dhe anasjelltas dhe per kete arsye duhet permendur qe mbrojtesit me pervoje qe kemi ne ekip e lehtesojne punen time dhe ndihmojne shume mesfushen si ndermjetesen e kolaudimit te sulmeve », theksoi Shehi i cili akoma nuk e ka provuar ndjenjen qe te jep fanella e skuadres kombetare. « Eshte pengu im me i madh qe kam. Une kam arritur rezultate, suksese e tituj, por asnjehere nuk kam mundur te vesh fanellen e ekipit kombetar dhe kjo me mundon personalisht. Kjo per vete faktin se eshte dicka qe duhet te kish ndodhur, por duke patur parasysh se si funksionojne gjerat ne sistemin tone futbollistik kam fituar imunitet. Ndonese me ka ngelur peng dhe vazhdon te me shqetesoje”, perfundoje prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, portieri Orges Shehi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3967 |