Kategoria Superiore/ Bylis – Lushnja 1-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 26 Tetor 2013 15:25 |  |  |  | |
Bylis ka ngecur ne shtepi perballe nje Lushnje mjaft simpatike. Ballshiotet kane barazuar ne pjesen e dyte golin e shenuar nga sulmuesi Mikel Canka ne pjesen e pare me nje 11-metersh te dyshimte. Persa i perket golit te Izucukut per vendasit edhe ai nga miqte pretendohet te mos kete qene i rregullt. Shume tension ne fushen e lojes, shume vonesa nga lojtaret lushnjar qe donin te merrnin piken e pare ne nje ndeshje transferte per te thyer mallkimin. Shtylla, traversa dhe Spaho e ka ndalur Bylisin te merrte tre piket ne shtepi dhe ne fund ndeshja u mbyll ne barazim. Lushnja i gezohet rezultatit ndersa Bylis qan hapin fals qe e mban tani shume prane fundit te tabeles.
 |