Kategoria Superiore/ Tirana – Flamurtari 0-2 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 02 Nentor 2013 17:49 |  |  |  | |
Flamurtari ka fituar ne Tirane me nje rezultat te paster 0-2 fale heroit Hair Zeqiri ne nje super forme. Bardheblute jane dorezuar per te pesuar nje tjeter humbje dhe tani jane nje hap larg fundit. Ne pjesen e pare, Tirana ka humbur shume raste te pastra shenimi por dhe vlonjatet kane patur mundesine e tyre. Ate qe se beri skuadra nga kryeqyteti e realizon Flamurtari. Peposhi shkakton nje penallti te cilin e shenon Zeqiri ne minuten e 53’. Tirana perpiqet shume te gjej barazimin por ne sulm skuadra e trajnerit Gallo nuk ka qetesine e duhur. Flamurtari ngel me nje lojtar me pak pas largimit te Lenes me karton te kuq por serish bardheblute nuk e kthejne dot rezultatin ne favorin e tyre. Flamurtari perfiton nga hapesirat qe le Tirana dhe arrin te dyfishoj rezultatin per ta fituar ndeshjen me shifrat 0-2, serish me ane te Zeqirit ne minuten e 83’ Tre pike ne transferte qe jane te arta ne luften per mbijetese.
 |