Gugash Magani: Na mungoi shpirti gares. |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 09 Nentor 2013 17:40 |  |  |  | |
Trajneri i Teutes Gugash Magani ishte shume i pakenaqur nga loja e skuadres se tij, por vleresoi lojen dhe shpirtin luftarak qe treguan lojtaret e Partizanit. “Nuk treguam asnje nga vlerat tona.edhe po te barazonim nuk do isha i kenaqur sepse nuk e merituam. Une besoj se ka dicka qe nuk shkon me skuadren sepse edhe here te tjera jemi gjendur ne dizavantazh por kemi arritur te permbysim rezultatin. Besoj se na mungoj shpirti i gares dhe nuk vrapuam fare ne fushen e lojes. Partizani dha e shume ne fushe dhe ne fund e meritoi plotesisht kete fitore. Mund te them qe na duhet nje analize e thelle dhe secili duhet te kuptojne gabimet e veta. Une besoj se nje apo disa lojtare nuk behen lider me 5-6 ndeshje. Lider eshte ai qe jep gjithmone maksimumin per ekipin dhe sakrifikohet me teper se lojtaret e tjere per te miren e kolektivit”, theksoi Magani pas humbjes me Partizanin.
 |