Miqesore/ Vllaznia – Ada 6-1 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 15 Nentor 2013 22:32 |  |  |  | |
Vllaznia ka zhvilluar nje ndeshje miqesore me skuadren e Ades se Velipojes te premten. Kuqeblute nuk jane kursyer per fqinjet e tyre me 6 golat e shenuar. Trajneri Agim Canaj kishte zgjedhur te bente disa eksperimente me lojtaret e tij dhe ne fund ka ngelur i kenaqur. Ada e ka patur te pamundur ti bej balle cilesive qe skuadra shkodrane ka ne perberje dhe ne fund ndeshja eshte mbyllur me rezultatin 6-1. Nderprerja e kampionatit ka detyruar Canaj te kerkoj nje miqesore per fundjaven qe te jete gati per fazen e dyte te kampionatit. Golat per kuqeblute u shenuan nga Gjini, Dibra, Shtubina, Semina, Vecaj dhe nje autogol nga Rusi. Per Aden golin e flamurit e shenoi Agaj.
 |