Levizjet/ Tirana zbulon dy perforcimet e janarit |
nga AlbaniaSoccer E martë, 26 Nentor 2013 22:39 |  |  |  | |
Tirana ben gati dy perforcime te medha per muajin janar. Drejtuesit kane punuar dhe kane nisur bisedimet me dy futbolliste cilesore. Kamerunasi Boya dhe shqiptari Dilaver Duka jane ne planet e bardhebluve. Bisedimet kane nisur dhe te dy lojtaret pritet te jene pjese e Tiranes. Kamerunasi e ka me te thjeshte ndersa shqiptari Duka duhet te prese per te pare nese nuk do ta kaloj proven tek skuadra e Atletiko Madrid. Nese nuk e kalon mund te huazohet per gjashte muaj tek Tirana. Kete bejne te ditur drejtuesit e klubit bardheblu qe synon ta kaloj krizen e rezultateve qe i mban te fundit ne tabele prej dy javesh.
 |