Kategoria Superiore/ Kukesi - Skenderbeu 1-1 |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 07 Dhjetor 2013 18:04 |  |  |  | |
Skenderbeu ka marre nje pike ne Kukes ne nje ndeshje qe perfundoi para kohe. Ne ndeshjen e luftuar shume nga dy skuadrat qe synojne titullin, loja ka qene mjaft e bukur dhe interesimi i publikut vendas shume i madh. Skuadra e Joses ka qene me e qarte ndersa Kukesi ka patur me teper grinte. Kur dukej se gjerat do te mbaronin ne barazim, i pari ne minuten e 87’ ka shenuar Ribaj ndersa pas tij nje minute me vone ka rikthyer barazpeshen Popovic. Skenderbeu ka kuptuar se do te ishte e veshtire per te dale me tre piket nga Kukesi dhe eshte terhequr pas. Vendasit e Shensoit jane hedhur te gjithe ne sulm por koha nuk ka mjaftuar per te ndryshuar rrjedhen e lojes. Gjyqtari ka mbyllur takimin para kohe dhe kjo ka sjelle irritimin e publikut vendas qe ka tentuar te godase gjyqtarin. Ne fund te dyja ekipet kane marre nga nje pike qe me shume i sherben Skenderbeut sesa Kukesit.
 |