Kukesi/ Tifozet ne diten e trete te protestes |
nga AlbaniaSoccer E premte, 13 Dhjetor 2013 22:06 |  |  |  | |
Tifozet e Kukesit as qe e cojne ndermend te heqin dore nga protesta. Te premten ata kane qene serish te shumte ne qender te qytetit per te kerkuar nga FSHF anullimin e vendimit qe i heq skuadres se tyre tre pike. Njesoj si dhe presidenti Safet Gjici, tifozet kerkojne drejtesi dhe kercenojne me bojkot te kampionatit dhe protesta te tjera ne Tirane javen e ardhshme. Kukesi e denua pak dite me pare me heqjen e tre pikeve, denimin e fushes per kater takime dhe pezullimin e trajnerit per 12 ndeshje. E gjithe kjo erdhi pas incidenteve me gjyqtarin Jorgji ku disa persona tentuan ta godisnin.
 |