Kategoria Superiore/ Kastrioti – Flamurtari 0-0 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 15 Dhjetor 2013 14:59 |  |  |  | |
Kastrioti dhe Flamurtari kane marre nga nje pike ne ndeshjen e luajtur ne qytetin e Krujes. Kjo sfide qe vlente per luften per mbijetese eshte mberthyer ne rezultatin 0-0 me portat e paprekura. Kastrioti ka qene me kembengules dhe i ka shkuar me prane golit por si Abazaj ne pjesen e pare po ashtu edhe Malindi ne te dyten nuk kane ditur te realizojne. Flamurtari ka patur mundesite e veta dhe ka pretenduar per tre 11-metersha por gjyqtari Meta nuk i ka pare si te tilla. Vlonjatet kane ruajtur porten e paprekur edhe pse i ka munguar Mocka dhe deri ne fund ja kane dale te marrin 1 pike ne Kruje. Kastrioti ka deshtuar te fitoj ne shtepi dhe ka nderlikuar pozitat ne tabelen e klasifikimit, ndersa Flamurtari nis te ndihet me komod.
 |