Kategoria Superiore/ Partizani – Besa 3 -1 |
nga AlbaniaSoccer E diel, 15 Dhjetor 2013 15:27 |  |  |  | |
Partizani ka bere nje ndeshje te madhe ne Qemal Stafa edhe pse nuk ka patur me vete tifozet e kuq. Stadiumi kombetar ka mbajtur dyert e mbyllura per shkak te nje denimi te dhene per klubin e Partizanit dhe ne te ftohtin e tij, skuadra e trajnerit Hasan Lika ka fituar. Golin e shenuar nga Fatjon Sefa ne pjesen e pare e ka barazuar Hyshmeri. Ne fillim sulmuesi ka shenuar per Besen ne minuten e 27’ e pas tij ne minuten e 44’ ka barazuar mesfushori i Partizanit. Ne pjesen e dyte te kuqte u hodhen ne sulm per te shenuar golin e fitores dhe duhej marre nje 11metersh per ta cuar topin ne rrjete ne minuten e 61’. Ai qe ekzekuton sakte ka qene serish Hyshmeri. Ne momentin e penalltise per Partizanin portiere i Beses eshte ndeshkuar me karton te kuq dhe kavajasit e kane pare veten me nje lojtar me pak dhe ne disavantazh. Partizani ka menaxhuar si duhet minutat deri ne fund te ndeshjes per te marre tre pike te tjera qe e mbajne ne vendin e dyte me kater pike me pak se Skenderbeu i vendit te pare. Por pak sekonda para se te mbyllej takimi, te kuqte kane shenuar edhe golin e trete me ane te Demirit per ta bere festen e tre pikeve akoma me te bukur. Mbyllet ne fund, Partizani 3 dhe Besa 1.
 |