Nje dite me pare, Vllaznia nepermjet nje deklarate per shtyp deklaroi se nuk do te luante nese ndeshjen me Lacin do ta gjykonte gjyqtari Kridens Meta. Sapo kane zbritur ne stadiumin e Lacit, kuqeblute kane mesuar se ai ishte gjyqtari qe FSHF kishte perzgjedhur. Ne shenje proteste, Vllaznia ka hyre ne fushe me 10 minuta vonese duke rrezikuar zhvillimin normal te ndeshjes. FSHF tani pritet te marre masa ndeshkuese per Vllaznine qe me kokefortesi ka menduar te protestoje.
 |