Agim Canaj: Presioni i gjyqtareve e shkaterroi lojen | ||||
|
Edhe pse Vllaznia kishte bere kerkese qe te mos drejtohej ndeshja ndaj Lacit nga gjyqtari Kridens Meta, FSHF-ja si gjithnje beri nje vesh shurdhe e nje sy qor duke shkaktuar tension perpara (filloi me 10 minuta vonese) dhe gjate ndeshjes . "Në futboll ndodh gjithçka e ndodh që të humbësh edhe me këtë rezultat.Ishim nën presionin e gjygjtarëve,pasi e shoh krejtësisht të paarsyeshme që të vendoset për këtë ndeshje një arbitër për të cilin ne si klub kemi kërkuar që të mos na arbitrojë.Në pjesën e parë të lojës kundërshtari ka marrë 8 faulle në afërsi të zonës,dy prej të cilave I shndërroi në gol,sigurisht për meritë të tyre.Skuadra nuk reagoi dot dhe kjo u pa qartë.Pasi rezultati shkoi nga 2-0 në 3-0 pothuajse gjithçka përfundoi.Gjithashtu arbitri lejoi lojën e rëndë që nuk I shkon për shtat ekipit tonë,e nuk e përballuam dot.Pra ishim nën presion psikologjik që në fillim të ndeshjes", perfundoi Canaj biseden e tij pas ndeshjes per mediat Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4141 |