Partizani ka arritur akordin me Liridon Ahmetin. Mbrojtesi kosovar do te jete pjese e te kuqve per dy sezonet ne vijim fale kontrates se nenshkruar mesditen e se martes me drejtuesit e klubit. Pergjate gjysmes se pare te ketij sezoni lojtari 28 vjeçar ishte pjese e Llamkos Kosova, ekip i cili aktualisht kryeson Superligen Kosovare. Pas sulmuesit Ersen Sali , Ahmeti eshte zyrtarisht perforcimi i dyte i Partizanit ne merkaton e Janarit. Ne vazhdim te kuqte pritet te afrojne edhe lojtare te tjere. Aktualisht tek Partizani ne prove eshte edhe sulmuesi boshnjak Almir Pliska.
|