Flamurtari fitore me dyshime |
nga Albaniassocer E shtunë, 24 Janar 2015 19:14 |  |  |  | |
Flamurtari-Teuta 2-1 Abilaliaj4,Cota 25,Shehaj 95
Ne Vlore u zhvillua nje ndeshje e luftuar nga te dyja palet. Ne minuten e katert Rizvani grushton goditjen e Telushit por topi perfundon ne kembet e Abilaiajt i cili e ka te lehte te shenojne golin per vlonjatet. Ne minuten e 25-te Cota i rikthyer tek Teuta nga Elbasani shfrytezon nje dalje jo te mire te Likes dhe barazon rezultatin. Flamurtari insiston me disa gjuajtje qe neutralizohen nga Rizvani i cili para perfundimit te pjeses se pare detyrohet te lejne fushen e lojes i demtuar. Vendin e tij e merr Alfred Osmani. Pjesa e dyte tregon per nje superioritet te lehte te vendasve por qe nuk arrijne te konkretizojne. Ne minutat e fundit vihet re nje fare dorezimi te lojtareve durrsake qe i japin disa raste te pastra per shenim vlonjateve qe nuk arrijne dot te mposhtin Osmanin i cili u duk sikur nuk ishte dakort me ate çfare po benin mbrojtesat e tije. Por kur Brahja i dhuroi nje top Shehajt ne zone Osmani nuk kishte çfare te bente veçse te merrte topin ne fund te rrjetes. Edhe tifozat vlonjate e kuptuan teatrin qe po behej ne fushe dhe ne vend qe te duartrokisnin golin e fishkellyen ekipin e tyre. Kjo ishte nje tjeter faqe e erret e futbollit shqiptar per me teper ne kampionatin qe pretendohet te jete me i bukuri i viteve te fundit.
 |