Dinamo, neser miqesorja e fundit |
nga AlbaniaSoccer E premte, 15 Janar 2010 23:45 |  |  |  | |
Dinamo do te luaje neser ndeshjen e fundit miqesore ne Turqi. Nuk dihet akoma e sakte se me cilen skuader blute do te luajne. Kjo per faktin se skuadra e Dinamos kishte planifikuar te luante skuadren turke te Eskisehisporit qe militon ne Superlige. Aktualisht, ky ekip renditet ne vendin e 9 dhe disa dite me pare u eliminua nga Kupa e Turqise nga Fenerbahcce, por kjo ndeshje u anullua. Per kete arsye Dinamo ka planifikuar te luaje ndaj nje skuadere tjeter. Kjo eshte miqesorja e trete qe do te zhvilloje Dinamo ne Antalia. Ne dy takimet e para, blute munden Canakahesporin 5-1, ndersa ne ndeshjen e dyte barazuan me Diarbakirspor qe luan ne Superligen turke. Prej me shume se 1 jave, skuadra ndodhet per faze pergatitore ne Antalia. Blute do te rikthehen te dielen ne Shqiperi per t’u dhene doren e fundit pergatitjeve per rifillimin e kampionatit.
Enea Shtrepi
 |