Edgar Cani firmos me Padova |
nga AlbaniaSoccer E premte, 21 Gusht 2009 10:39 |  |  |  | |
Sulmuesi shqiptar Edgar Cani qe luan ne Itali ka firmosur me skuadren e Padoves. Pas takimit qe drejtuesit e klubit paten me futbollistin dhe agjentin e tij ne Hotel Albano Terma. Kalimi me huazim nga Palermo i krijoi mundesi sulmuesit shqiptar qe te filloje direkt nga stervitja ne Bresseo me klubin e ri. Manaxheri i Pergjithshem i klubit Gianluca Sottovia do te takohet ne Milano me agjentin e lojtarit per te neshkruar kontraten e re qe sulmuesi shqiptar te jete pjese e skuadres qe ne takimin me Modena. Ivone De Franceschi, drejtori sportiv i Padoves ishte shume i kenaqur nga kjo levizje. "Cana eshte nje lojtar te cilin ne e kemi patur si objektiv. Jemi te gezuar qe ai eshte me ne. Nuk e di persa kohe, por ai eshte nje shans i mire per ne", perfundoi De Francheschi prononcimin e tij per mediat.
Kel Naraci
 |