Europa League / Shenojne Mustafi dhe Shaqiri |
nga AlbaniaSoccer E premte, 28 Gusht 2009 04:39 |  |  |  | |
Basel e Zvicres ka qene nje nga skuadrat me te suksesshme qe ka fituar 5-1 ndaj Baku ne ndeshjen e kthimit per turin e 4-rt te Europa league. Per skuadren Zvicerane, ndermjet realizatoreve, shenuan dy lojtaret shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Orhan Mustafi. Shaqiri, luajti si titullar dhe realizoi ne minuten e 74-rt ndersa Mustafi I cili hyri ne loje 20 minutat e fundit te takimit, realizoi 10 minuta me vone. Te dy futbollistet pervec golave qe shenuan u ndeshkuan edhe me nga nje karton te verdhe. Beg ferati nuk u aktivizua pasi u demtua ne takimin me Grasshoper per kampionatin Zviceran ne fundjave ku u detyrua te leri fushen e lojes pas 25 minutash loje.Â
Fitore arriten edhe futbollistet Armend dallku e Debatik Curri qe u aktivizuan si titullare gjate gjithe ndeshjes Vorksla – Benfika, te cilen ekipi i shqiptareve e fitoi 2-1 por pa mundur te permbysi humbjen 0-4 te pesuar nje jave me pare ne Lisbone. Admir Teli gjithashtu u aktivizua si titullar per skuadren e tij Qarabagh qe barazoi 0-0 me Twente te Hollandes. Barazimi nuk e ndihmoi skuadren Azerbaxhajnase qe u eliminua pasi e kishte humbur ndeshjen e pare 1-3 ne Hollande.
Kel Naraçi
 |