Mbrojtesi i kombetares se Shqiperise, Elvin Beqiri ka luajtur si titullar gjate gjithe takimit, por skuadra e tij Xəzər Lənkəran ka humbur me kryesuesen Inter 1-0 ne fushen e kesaj te fundit. Ne Kampionatin Azer po luhen ndeshjet e Play-Off dhe Play-Out per fitimin e titullit kampion dhe qendrimit ne Premier Lige. Ashtu si skuadra e beqirit edhe ekipi i Qarabag ku aktivizohet Shqiptari tjeter Admir Teli humbi me Qəbələ 1-3 ne fushen e kesaj te fundit. Teli luajti si titullar gjate gjithe lojes dhe u ndeshkua edhe me karton te verdhe. Me fitoren e arritur, Inter 53 pike shkeputet gjashte pike nga ndjekesja me e afert, skuadra e Beqirit qe ka 47 pike, pese me teper se skuadra Qarabag e Telit qe ndodhet ne vend te trete.
Kel Naraci
 |