Lamtumire Brian!!! | ||||
|
Sot ne qytetin e Cervias u zhvillua ceremonia mortore e futbollistit te Ravenes dhe te kombetares Shpresa te Shqiperise Brian Filipi. Ne katedralen e vogel te qytetit ishin mbledhur shume njerez per ti dhene lamtumiren e fundit Brian-it. Mbi dy mije njerez kane qene te pranishem ne kete lamtumire te dhimbshme. Katedralia e Cervias ka qene teper e vogel per te mbajtur gjithe personat qe kishin ardhur , ashtu sic nuk kishte vende per lulet e shumta te sjellura nga ultrasit e Ravenes. Lule kane mberritur dhe nga Rimini, Cezena dhe Cervia. Te pranishem kane qene kryebashkiaku i Cervias dhe Ravenes. Presidenti i Ravenes me te shoqen. Trajneri aktual i Katanias ish i Ravenes Atzori i cili ka pasur te veshur nje fanelle me mbishkrimin “Ciao Brian” ne perfundim te ndeshjes Katania-Lazio. Ai ka thene : Per mua eshte sikur te kem humbur nje djale. I pranishem ka qene dhe ambasadori Shqiptar ne Itali Z.Kola. Nuk mund te mungonte futbollisti i Kievos dhe i kombetares Shqiptare Erion Bogdani i cili ka deklaruar se : Golin e realizuar ndaj Xhenoas ja kam dedikuar Brianit te cilin e kam njohur kur une isha ne kombetare dhe ai ne kombetaren U-21. Prifti Umberto Paganelli, i cili e kishte pagezuar Brianin ka dhene meshen me gjysme zeri i shkatarruar nga dhembja. Fjalet e tij kane mallengjyer te gjithe te pranishmit. Ne te gjithe Brian te kujtojme me ate te qenurit tend te paster dhe te bukur, ishe nje djale i shkelqyer e kishe marre jeten me impenjim dhe per kete ne te gjithe duhet te jemi te bashkuar per te cuar perpara mesimin dhe mesazhin tend. Zot jepi rinine e perjetshme dhe na mbro te gjitheve me embelsine qe Briani na dhuroi, me shpresen dhe vitalitetin e tij. Asnje lojtar nuk ka pasur fuqine te flase, por e ka bere kryebashkiaku i Cervias Roberto Zoffoli i cili tha : Boshlleku qe do lesh tek Ravena Calcio eshte i madhe, por do te jete me i madh ai qe ke lene tek Cervia qytet i cili te rriti. Ti dije se si ti beje njerzit te te donin. Ishe simpatik, spontan, i dashur dhe ishe shume i lidhur me qytetin. Mblidhemi rreth familjes tende dhe te pershendesim me shume dashuri. Nuk do te harrojme kurre. Arkivoli me trupin e pajete te Brian-it sonte do te qendroje ne morgun e Cervias dhe neser do te niset per ne Shqiperi per tu varrosur. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 11598 |