Itali / Er-Bomber nje "lider" i vertete |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 03 Shkurt 2011 02:11 |  |  |  | |
Bomberi i kombetares tone e konfirmoi dhe mbreme ne ndeshjen kunder Katanias se tashme eshte kthyer ne nje idhull per tifozet e Cezenes pasi ka kryer nje rol te jashtezakonshem ne barazimin e arritur. Ai ishte pjese e nje aksioni ne te cilin dhe nje asist per Himenez dhe nje goli te shenuar por te anulluar nga gjyqtari Xhervazoni per nje pozicioni jashte loje te dyshimte-milimetrik. Ne minuten e 66-te te takimit ai zevendesohet nga trajneri Masimo Fikadenti me sulmuesin tjeter Igor Budan. Bogdani po kalon nje rini te dyte ne moshen 33 vjecare, pasi ai eshte shume i fresket dhe me nje fizik per tu admiruar. Pas ketij barazimi 1-1 te Cezenes me Catanian, Bogdanin dhe Cezenen e pret nje sfide tejet delikate dhe teper e fort ne transferte me Napolin e trajnerit Maxarri dhe e yjeve Hamsik,Laveci e Cavani.
Skerdilaid Sulozeqi dhe Besi Donati
 |