Dy skuadrat e Serise A italiane Juventusi dhe Lazio jane vene ne kerkim te yllit te kombetares shqipetare Lorik Cana. Kete lajm e ka bere publik sot nje faqe franceze e specializuar ne fushen e levizjeve dhe tratativave ne merkaton e futbollisteve. “Footmercato.net” ka sqaruar se keto dy ekipe do kerkojne te marrin Lorikun ne skuader por pa dhene detaje te tjera. E njejta faqe ka shkruar se per Canen flitet dhe nje rikthim i mundshem ne Angli ku Aston Villa, Bolton, Fulham dhe Tottenham jane te gatshme te futen ne gare per te.
Gallatasaray, skuadra ku zv/ kapiteni i kombetares shqipetare luan kete vit ka vene cmimin e tij per ekipet qe duan ta marrin.10 milione euro kushton shqipetari. Pirro Nika
 |