Dinamo e Bukureshtit po kalon nje moment te veshtire ne kampionat. Humbja e sotme me CFR Cluj ne shtepi me rezultatin 1-2 ka shuar shpresat per nje vend ne Champions League. As shqipetari Elis Bakaj nuk e ka ndihmuar skuadren e tij per te marre nje fitore aq shume te deshiruar. Sulmuesi i kombetares kuqezi nuk ka luajtur nga minuta e pare. Ai eshte futur ne loje ne minute e 57-te kur rezultati ishte ende 1-1. Bakaj nuk ka shenuar por ka marre vetem nje karton te verdhe duke mos bere ate qe pritej nga ai. Dinamo e Bukureshtit tani shpreson te fitoje Kupen e Rumanise dhe duhet te luftoje deri ne fund per te arritur kualifikimin per ne Europa Lige.
Enea Shtrepi
 |