Legjionaret/ Hyka shenon ne fitoren e Luzernes |
nga AlbaniaSoccer E diel, 18 Shtator 2011 23:43 |  |  |  | |
Jahmir Hyka ka shenuar golin e trete ne fitoren e paster 0-3 qe skuadra e Luzernes arriti kunder ekipit Losone Sportiva. Kjo ndeshje u luajt per Kupen e Zvicres dhe skuadra e futbollistit shqiptar arriti te merrte nje fitore te merituar. Hyka ka bere nje ndeshje mjaft te mire dhe e ka finalizuar paraqitjen e tij me nje gol te shenuar ne minuten e 78-te duke vulosur fitoren e te tijve. Hyka eshte transferuar prej dy muajsh ne Zvicer ku me Luzernen po ben gjera mjaft te mira edhe pse ende nuk ka fituar poziconin fiks si titullar ne skuader
 |