Rumani / Shenon Bakaj, kryeson Dinamo |
nga AlbaniaSoccer E diel, 02 Tetor 2011 06:21 |  |  |  | |
Dinamo e Bukureshtit ka fituar takimin e Javes se 9-te ndaj Concordia Chiajna me rezultatin 2-0. Mesfushori i avancuar i kombetares se Shqiperise Elis Bakaj, hyri ne loje ne minuten e 68-te dhe pa kaluar 5 minuta ndeshkohet me kartonin e verdhe. Ne minutat e fundit shtese te takimit me nje gjuajtje spektakolare - direkt ne porte, Bakaj ka mposhtur portierin mik Gospodinov duke realizuar golin e tij te pare kete kampionat. Me kete fitore, Dinamo u ngjit ne kuoten e 22 pikeve dhe kryeson e vetme kampionatin.
 |