Ne fokus/ Shpend Matoshi, e ardhmja e FC Chiasso |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 19 Nentor 2011 13:21 |  |  |  | |
Që nga muaj shtator, skuadra zvicerane e FC Chiasso ka nje “buzeqeshje të re” në radhët e veta. Fjala është për mesfushorin e talentuar Shpend Matoshi. Ndonëse, është vetëm 19 -vjec, ai me paraqitjet e tij ka arritur të bëhet një idhull për tifozat e skuadrës qe luan ne Ligën e Dytë të Zvicrës. Madje, para disa ditëvë, ekipi i FC Chiasso zhvilloi një ndeshje miqësore përballe Interit, ku Matoshi ishte një ndër lojtarët më të dalluar.
Ndërkohë, paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vemendjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ai pritet të thirret së shpejti në Kombëtaren U-21.
Dardanoz Zhilivoda
 |