Qipro / Shqiptaret titullare me ekipet e tyre | ||||
|
Arjan Beqaj zhvilloi takimin e tij te peste rresht si titullar per ekipin e tij Anorthosis, qe pas rikthimit nga demtimi i pesuar. Ai luajti si titullar gjate gjithe takimit dhe e ruajti porten te paprekur ne fitoren 3-0 qe arriti "Zonja e Madhe" ne shtepine e vet ndaj AEP, qe luajti per 3/4 e takimit me nje lojtar me pak Klodian Duro luajti takimine tij te pare me Apollon ndaj ish skuadres se tij Omonia. Ishte nje takim i rendesishem per te dyja ekipet qe ndodheshin me pike te barabarta ne krye te klasifikimit se bashku me skuadren e Beqajt. Mesfushori i kombetares se Shqiperise luajti si titullar gjate gjithe takimit, por nuk arriti ta ndihmonte ekipin vendas Apollon te arrinte nje rezultat pozitiv, pasi ish skuadra e tij Omonia fitoi minimalisht 1-0. Me kete fitore, Omonia vazhdon te kryesoje se bashku me Anorthosis me pike te barabarta 14-te ne 6 jave kampionat. APOP, skuadra tjeter e shqiptareve nga Zvicra, Sokol Maliqi e Clirim Kryeziu nuk arriti te shkonte me shume se barazimi pa gola 0-0. te dy shqiptaret luajten si titullare per ekipin e tyre, nderkohe qe Maliqi u zevendesua ne minuten e 60-te. Altin Haxhi dhe skuadra e tij kampione APOEL do ta luajne takimin e rradhes te henen. Kostakis Bozoris Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2542 |