Austri / Nuhiu dygolesh, Salihi te verdhe |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 28 Tetor 2009 22:26 |  |  |  | |
Atdhe Nuhiu ka shenuar dy golat e pare per skuadren e tij SV Ried, ne fitoren qe skuadra e sulmuesit shtatlarte arriti ne shtepine e vet ndaj SC Magna. Nuhiu shenoi dy here brenda 3 minutave, pak caste perpara perfundimit te pjeses se pare. "Ishin dy gola te shpejte, fale presionit qe po vazhdonim gjate gjithe pjeses se pare", u shpreh Atdheu per Albaniasoccer.com duke treguar edhe nje here forcen e tij sulmuese tek skuadra e Ried. Nuhiu luajti 75 minuta, pasi u zevendesua per arsye taktike. Ky dygolesh e ngjit shtatlartin me origjine shqiptare ne kuoten e 5 golave ne 7 ndeshje duke vazhduar te beje nje paraqitje impresionuese qe vlen te merret ne konsiderate edhe nga drejtues te skuadrave perfaqesuese, pasi interesimi i tij per te luajtuar me kombetaren e Shqiperise vazhdon pozitiv
Hamdi Salihi luajti vetem 55 minuta ne takimin qe Rapit fitoi jashte fushe me Austria Karten 1-3. Skuadra e sulmuesit te kombetares Shqiptare shenoi tre here ne 10 minutat e funsit duke permbysur avantazhin provizor te vendasve te arritur ne minuten e 58-te. Salihi u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 22-te.
Lavderim Nuhiu
 |