Greqi/ Shenon Emiliano Vila, fiton Janina |
nga AlbaniaSoccer E diel, 29 Janar 2012 18:06 |  |  |  | |
Emiliano Vila ka shenuar golin e tij te pare me fanellen e Janines dhe i ka dhene fitoren mjafte te rendesishme skuadres se Shqiptareve. Vila hyri ne loje ne fillim te pjeses se dyte dhe ne minuten e 71-te shfrytezoi me se miri nje moment te krijuar ne zonen e miqve pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga De Vincente. Topi i ardhur ne zone, u devijua drejt portes, goditi shqyllen dhe u rikthye tek Vila, i cili nuk hezitoi por e dergoi topin ne rrjete duke i dhene fitoren dhe tre piket skuadres se tij, duke e shkeputur Janinen perkohesisht nga zona e ftohte. Ne kete takim luajti si titullar Andi Lila, i cili u ndeshkua me karton te verdhe ne minuten e 36-te. Po ashtu edhe Vila u ndeshkua me karton te verdhe, pas festimit te golit qe shenoi. Ky ishte goli i pare i Viles ne 10 ndeshjet qe ka zhvilluar me fanellen e Janines
 |