Itali/ Erjon Bogdani demtohet ne stervitje | ||||
|
Siena e Erjon Bogdanit ka kryer stërvitjen në orën 12:30 (orari i ndeshjes së të dielës) në “Colle Val d’Elsa” dhe ka zhvilluar një fazë tekniko-taktike, si dhe një test final ku trajneri ka kërkuar të provojë mesfushën. 34-vjeçari e ka nisur karrierën me ekipin e Partizanit, me të cilin shënoi 21-gola në 69-ndeshje. Më pas kaloi në Turqi te Gençlerbirligi. Për të vazhduar më pas me ekipe të tjera si Rexhina, Salernitana, Verona, me dy të fundit në formë huazimi. Në sezonin 2005-2007 luajti për Sienën me të cilën aktivizohet aktualisht dhe më pas kaloi te Kievo. Në 2007-2008 luajti si i huazuar te Livorno, kurse në vitin 2010 kaloi te Çezena. Në fundin e viteve 90’, ai u bë pjesë e Kombëtares shqiptare ku deri më tani ka shënuar 15-gola në 63-ndeshje të zhvilluara. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1827 |