USA/ Hamdi Salihi shenon dhe ne kupe |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 30 Maj 2012 18:57 |  |  |  | |
Hamdi Salihi vazhdon te shënoje rregullisht me ekipin e tij ndërsa ka fituar tashme edhe vendin e titulluarit me Uashington DC. Goli i fundit për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka ardhur ne kupe Us Open ndaj Richmond Kickers. Shkodrani i dha avantazhin skuadrës se tij ne minutën e 24 ne një aksion te shpejte ku mposhti edhe portierin kundërshtar. Ky ishte goli i 5 për Salihin ne 7 ndeshjet e fundit duke u bere ndihmuar gjithmonë edhe me shume skuadrën me finalizimet e tij. Por takimi i vlefshëm për kupe është dashur te shkoje ne shtese për Uashingon Dc dhe nuk ka mjaftuar goli i Salihit pasi Ricmond barazoi fale një penalltie. Ne 30 minutat e shtesës Saragoza i dha kualifikimin Uashington Dc ndersa ne turin tjetër ekipi i kryeqytetit amerikan do te përballet me Filadelfian.
 |