HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Euro 2012/ Emir Bajrami “Mister”, europiani
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 28 Qershor 2012 09:11   pdfShtypEmail

emir_bajrami_sweden_Në Euro 2012, nga Suedia pritej diçka më shumë. Skuadra e hamren u eliminua vetëm pas dy ndeshjeve të para, ndërsa fitorja me Francën në takimin e fundit nuk shërbeu për asgjë. Në radhët e skandinavëve më tepër priste edhe i vetmi shqiptar pjesëmarrës në aktivitetin në Poloni dhe Ukrainë, Emir Bajrami.

Sulmuesi u aktivizua vetëm 45 minuta përballë Francës dhe nuk la shumë gjurmë. Megjithatë, ai u largua nga Kampionati Europian me një çmim mjaft të lakuar mes yjeve të futbollit: atë të Mister “Euro 2012”.

Bajrami është zgjedhur si lojtari më i bukur, nga edicioni i internetit të gazetës së njohur zvicerane, “20 minuten”, pas një sondazhi ku kanë marrë pjesë 1.8 milionë votues, të cilët kishin mundësinë të zgjidhnin mes 84 futbollistëve të Kampionatit Europian.

24-vjeçari Emir Bajrami ka marrë më shumë vota, duke u zgjedhur edhe mister “Euro 2012”. Ai ka lënë pas vetes mesfushorin kroat, Niko Kranjçar dhe shokun e skuadrës te suedia, Markus Rosenberg.

Ajo që binte në sy, është se në “Top 10” të kësaj liste janë klasifikuar edhe kampionët spanjollë, Fernando Torres e Xherard Pike, me këtë të fundit që është i lidhur me Shakirën.

Por, në vendet e para nuk ka asnjë gjurmë as nga “divi” i futbollit europian, Kristiano Ronaldo. Sipas shijes së votuesve, ai është pozicionuar vetëm në vendin e 31-të, ndërsa edhe më keq kanë shkuar gjërat [për Uejn Runin, me sulmuesin anglez që u rendit i 84-ti, pra në vendin e fundit.


busy
komente