Sport/ Politike - Vuk Jeremic simpatizanti i Flamurtarit | ||||
|
Ish- Ministri i Puneve te Jashtme te Serbise dhe tani perfaqesues i Serbise ne OKB, i cili para disa ditesh deklaroi se vetem permes trupit tij te vdekur, Kosova do te pranohet ne OKB, keto dite ne kanalin telviziv turk NTV Spor eshte shfaqur nje emision i marre nga ESPN America 30-30 qe midis te tjerave tregon se si Jeremic ka shkaktuar prishjen e dy shokeve te dhomes Vlado Divac, kryetar aktual i Komitetit Olimpik te Serbise dhe te ndjerit Drazhen Petrovic. Ish basketbollisti i New Jersey Nets ndonese luante me serbin Divac ne NBA nuk i ka folur me kurre Divacit, pasi ai ne fitoren e Kampionatit Boteror per basketboll 1990, ku Jugosllavija u shpall Kampione e Botes, Divac pas ndeshje i ka hequr flamurin kroat nje tifozi dhe e ka hedhur tutje. Nderkohe, pervec kesaj Divac eshte shprehur i shokuar edhe kur Ministri i Puneve te Jashtme te Serbise i ka treguar atij se ka qene tifoz i Flamurtarit ne vitin 1987 kur ata eliminuan Partizanin e Beogradit dhe e mban ne zemer kete skuader. Vuk Jeremic e mban te fshehur faktin se nena e tij eshte boshnjake dhe katragjyshi i tij Murat Aga Pozderac ka qene nje udheheqes ne Bosnje ne kohen e Perandorise Osmane. ( Funksion te njejte qe ka pasur edhe Katragjyshi i Presidentes se Kosoves, Atifete Jahjaga, i njohur si Aga i Rashkocit dhe njeri shume i larte ne aparatin shtetrore te Perandorise Osmane. ) Nje i aferm i gjyshit te Vuk Jeremic, pergjate sherbimit osman kishte sherbyer ne Gjirokaster dhe kishte qene ne rolin e Kryebashkiakut ne Gjirokaster. Me pas babai i nenes se Vuk Jeremic, ne vitin 1942 kishte ardhur nga Bosnja dhe ishte strehuar ne Shqiperi, pasi e kishin kerkuar Ustashet nga Hercegovina dhe kishin dashur me e likuduar. Baballaret e dy Kryetareve te Jugosllavise, Nurije Pozderac- i ati i Hamdi Pozderac, i cili me pare ishte quajtur Muhamet, pas ardhjes ne Pushtet te Komunsiteve e kishte shnderruar emrin ne Hamdi dhe babi i Raif Dizdarevic- pasuses i Hamdi Pozdarec, prej vitit 1942 deri 1943 ka qendruar ne Jug te Shqiperise, se bashku me cetat e Enver Hoxhes. Gjyshi i Jeremic ishte sjellur nga nje hero i Shqiperise i quajtur Vasil Shanto ne Mal te Zi dhe ne vitin 1943, ne aferesi te Nikshiqit eshte vrare nga forcat gjermane. Jeremic nuk e permend asnjehere kete fakt. E as faktin se Partizani i Beogradit eshte themeluare nga Kryetari i Kroacise, Franjo Tugjman dhe oficeret kroate ne vitin 1945 jane ata qe tifozeve te Yllit te Kuq te Beogradit ua kane lene emrin Cigani( Jevgjite ). Pastaj, Enver Hoxha iu ka kerkuar Jugosllave qe a ka mundsi me i lene ekipit te Partizanit te Tiranes, emrin Partizan. Jugosllavet e kane pranuar kete dhe per kete arsye Partizani i Beogradit ka qene shume i adhuruar ne Kosove, ku deri ne vitin 1989, shume njerez nga Kosova me disa autobus te premten ne mbremje kane udhetuar per ne Beograd dhe per ta mbeshtetur Partizanin, Yllin e Kuq, Dinamon ose Hajdukun e Splitit. Vuk Jeremic kete e ka pohuar vete edhe ne Gazeten e ekipit te Kuq, Zvezda Serbija, se vec Yllit te Kuq simpatizonte edhe Flamurtarin e Vlores dhe e ka shpjeguar se emri Flamurtar nuk vjen nga viti 1912, por, ka domethenjen e Flamurtareve te Cetave Partizane... Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3217 |