Ne fokus/ A do ua vjedhim Orhan Ademin, Zviceraneve...? | ||||
|
Orhan Ademi, lojtar i Eintracht Braunshvajg ia doli qe ne sekondat e para te aktivizimit te tij ne ndeshje dhe ne prekjen e pare me topin te shenoj gol per ekipin e tij kunder FC Keln te Odise Roshit,( i cili eshte huazuar tek FSV Frankfurt ). Goli i tij i dha fitoren minimale 1-0 Eintracht Braunshvajg, por qe ka vleren e tre pikeve. Lojtari shqipetar i lindur ne St. Gallen te Zvicres dhe me prinder nga Kumanova, posedon shtetesine zvicerane. Ai fal afersise me kufirin Austriake, karrieren futbollistike e ka filluar ne kete shtet. Ne vitin 2008 ka luajtur ne ligen e trete Austriake me ekipin e dyte SC Rheindorf Altach. Ai per kete ekipe ka shenuar 54 gola ne kater vjet dhe kete sezon ka kaluar nga Liga e dyte Austriake ne Bundesliga 2. 20 vjecari mund t iu vidhet Zviceraneve, pasi ai nuk ka luajtur asnje ndeshje per grupmoshat e Zvicres dhe nuk do i kishte kushtuar asgje Kombetares po ta merrte ne radhet e veta. Ne vend te tij ne Altach ka kaluar ish Kampioni i Shqiperise me Skenderbeun e Korces, Butrint Vishaj. Ademi eshte nje lojtar me te ardhme dhe te shpresojme qe do behet pjese e Shqiperise. Pasi ka nje kuote te mire golash. Ne kater vitet e fundit ka shenuar plot 60 gola. Drejtuesit e FSHF-se, duhet ta bejne te tyren tani kete lojtar me prespektiv dhe jo te kujtohen me vone si ne rastin e Migjen Bashes. Shpresojm qe ti hapim syte sadopak zbuluesve te taleneteve prane FSHF-se, nga gjumi i tyre letargjik. Emri : Orhan Mbiemri : Ademi Vendilindja : St.Gallen Zvicer Datelindja : 20-10-1991 Gjatesia : 188-cm Pozicioni : Sulmues Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2360 |