HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
USA/ Behet rruge, Hamdi Salihi jashtë 18-shes, te DC United
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Gusht 2012 17:23   pdfShtypEmail

salihi_prezantim_dcHamdi Salihi nje nga  lojtarët më të paguar të skuadrës amerikane DC United, sebashku me Maikon Santosjane lene jashte 18-shes, per ndeshjen me Kansas City Wizards qe ekipi i tij e humbi me rezultatin 2-1.

Madje sulmuesi shqiptar duket se e ka bërë traditë stolin, pasi ai ka qenë vendi që tekniku i ka rezervuar dhe në dy ndeshjet e fundit miqësore kundër Paris Saint-Germain dhe Kolumbus Kjru, edhe pse ai konsiderohet si një nga lojtarët me një nuhatje të theksuar të golit.

Mediat e njohura të Uashingtonit, në momentin që mësuan se Salihi rrezikonte të mos ishte as në 18-she, pyetën se mos ishte i dëmtuar, por trajneri Ben Olsen theksoi se është vendimi i tij dhe jo ndonjë dëmtim i mundshëm.

“Ai është i shëndetshëm, është në formë, po luan mirë, por unë kam 18-lojtarë të domosdoshëm për këtë ndeshje. Po të kisha njezete nuk ka problem, por kjo nuk do të thotë se të dy lojtarët janë të përjashtuar përgjithnjë. Thjesht në këtë ndeshje, për mënyrën e lojës që do të luajë skuadra, mendoj se ata të dy janë të panevojshëm”.

Gjithsesi, situata për sulmuesin shqiptar, i cili u transferua me shumë bujë tek skuadra e njohur amerikane, nuk duket shumë premtuese. Stoli edhe më pas përjashtimi nga 18-shja janë sinjale negative.

Ndryshe pritet te ndodhe ne ndeshjen me ekipin kombetar ku shkdorani pritet ta filloj ndeshjen nga minuta e pare.


busy
komente