HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Golat shqiptarë në Europë/ Asist i Roshit, Kapllani i jep fitoren FSV Frankfurt
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Shtator 2012 01:00   pdfShtypEmail

Edmond_Kapllani.1jpgFutbollistët shqiptarë kanë qenë protagonistë në disa prej kampionateve europiane ku militojnë, me gola të rëndësishëm. Lojtarët shqiptarë, të cilët janë pjesë e Kombëtares kuqezi, apo kandidatë për një vend në skuadrën e drejtuar nga Xhani De Biazi kanë shfaqur formë mjaft të mirë sportive.

Ai që vazhdon të shkëlqejë është Edmond Kapllani në Bundesligën 2 gjerame. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e tretë në harkun e dy javëve, duke i dhënë FSV Frankfurtit fitoren 1-0 Erzgebirge Aue.


Kapllani shënoi në minutën e 87-të të ndeshjes, në një aksion të gjithin shqiptar, pas asistit të dhënë nga mesfushori Odise Roshi. Në këtë mënyrë, sulmuesi i dha tri pikë të tjera shumë të rëndësishme FSV Frankfurtit dhe i dërgon sinjale të qarta teknikut De Biazi, pasi u la jashtë për dy ndeshjet e para kualifikuese.


Një tjetër lojtar që kërkon të bindë De Biazin është edhe Bekim Bala. Sulmuesi është aktivizuar si titullar në sfidën që Sparta e Pragës fitoi 1-0 përballë Hradec Kralov. Shkodrani i përfaqësueses U-21 shënoi në minutën e 38-të, ndërsa qëndroi në fushë për 77 minuta. Kjo ishte rrjeta e dytë sezonale e Balës në Gambrinus Liga.


Ndërkohë, në Ukrainën e largët, Ahmed Januzi e justifikon grumbullimin në Kombëtare me golin e shënuar në barazimin 2-2 që Vorskla Poltava regjistroi përballë Dnjepër Dnipropetrovskit. Sulmuesi, ashtu si edhe mbrojtësi kuqezi Dallku luajti përgjatë gjithë 90 minutëshit, ndërsa realizoi rrjetën e barazimit në minutën e 82-të.


Së fundmi, festë ka pasur edhe në LigënPro italiane për Ledian Memushajn. Mesfushori ishte autori i njërit prej tre golave të Leçes në fitoren 3-2 përballë Kremonezes. Ai gjeti rrugën e rrjetës në të 31-tën, ndërsa mbetet një kandidat potencial për Kombëtaren shqiptare.

Kel Naraci


busy
komente