Miqesore/ Flamurtari-Sevilja, sot ne oren 18:30 ne “Qemal Stafa” | ||||
|
Ekipi i Seviljes ka mbërritur dje ne Tirane pasi diten e sotme do te zhvilloj nje takimin miqësor me Flamurtarin e Vlorës. Ndeshja e futbollit do te luhet ne stadiumin “Qemal Stafa”, ne orën 18.30 minuta. Gjithë shikuesit do te kenë mundësi ta ndjekin atë ne transmetimin ekskluziv te “vizion plus”. Ndeshja mes Seviljes dhe Flamurtarit organizohet ne kuadër te 100-vjetorit te pavarësisë. Takimi u be i mundur nga sponsori gjeneral “Miami Beach”, kompania qe ka hedhur ne tregun shqiptar pijen energjike. Ne radhët e Seviljes luan sulmuesi i kombëtares spanjolle, Jezus Navas. Ne rezultatet me te larta te ekipit te Seviljes, veçohet fitimi i Kupës “UEFA” ne 2006 dhe me pas edhe superkupa Europiane, kundër Barcelonës ne një fitore te pastër 3 me 0. Flamurtari ka shkruar historinë ne 2 ndeshjet kualifikuese me Barcelonën ne sezonit ‘86 – ’87, kur barazoi 1 me 1 ne fushën e vete dhe 0 me 0 ne fushën mike. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2426 |