HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Leter e hapur e Granit Xhakes
nga AlbaniaSoccer   E martë, 18 Shtator 2012 13:24   pdfShtypEmail

granitxhakaTe nderuar shqipetare dhe Tifoze Kuq e Zi!

Marr shkas per t’ju drejtuar te gjithe sportdashesve anembane trojeve shqiptare me kete leter te hapur, pasi para dhe pas ndeshjes se fundit, qe per fat te keq isha kundershtar me skuadren e kombit tim, eshte hapur nje lufte e paprecedent kunder personit tim dhe bashkelojtareve te mi nga disa media te veçuara sportive dhe opinioniste, por me shume nga vete Z. Armando Duka , qe eshte edhe fajtori per humbjen e shume talenteve kuq e zi.

Per kete arsye mendova t’ju drejtohem me nje leter te hapur te gjitheve ju, te cilet nuk e njihni te verteten dhe historine time.

Qe kur kam vendosur te luaj futboll per mua ka patur vetem nje enderr dhe ideal: “perfaqesimi i ngjyrave te kombit tim”, do te ishte dhe eshte nder dhe krenari per mua, ashtu si per cdo kend besoj, te luaja krah bashkatdhetareve te mi e per me teper per ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kerkeses e me pas refuzimi i vazhdueshem nga FSHF (pa c’ka perpjekjeve te panumerta te miat dhe familjes sime per te veshur fanellen kuq e zi), me shtyne drejt skuadres kombetare te Zvicres kerkesat e seciles si per ironi nuk rreshtinin.

Me duhet te theksoj dhe t’ja bej te ditur gjithkujt, e mbi te gjitheve juve tifoza kuqezi, te cilet jeni me besniket e kombetares Shqipetare, se une dhe familja ime kemi dashur gjithmone vetem kombetaren tone, KOMBETAREN KUQ E ZI. Kemi qene, jemi dhe do te jemi perjetesisht krenare mbi prejardhjen tone, e une do te vazhdoj te lartesoj emrin tim gjithmone ne funksion te ATDHEUT tim.

Kam dale perhere ballhapur dhe krenare duke deklaruar prejardhjen time dhe do te vazhdoj ta bej deri ne fund te jetes. Shqiperia ka talente te medha kudo neper bote, dhe une uroj me gjithe zemer qe me ta mos te ndodhi ajo qe ndodhi me mua, qe ne nje kohe kur une kerkohesha urgjent nga Federata Zviceriane, federata ime, e vendit tim, me sprovonte duke me vene perballe pengesave teresisht te panevojshme e mbi te gjitha dashakeqe. I vendosur perballe refuzimit te vet dhe vetem FSHF (as FIFA nuk ka qene pengese qe une te vishesha kuq e zi) dhe presionit per te marre nje vendim, mu desh te vendosesha ne radhet e kombetares ku jam rritur dhe formuar, e megjithate ju garantoj se ne cdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombetare.

Mbare pupulli shqipetar duhet te dije se une Granit Xhaka, siç disa me akuzojne tradhetar jam biri i nje te burgosuri politik i cili vuajti neper burgjet e serbise vetem e vetem te behet shqiperija etnike dhe s’ju tremb as burgut e as lufes , kur ishta fjala per Shqiperine. Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prinderit e mij me frymen e patriotizmit dhe me atdhe dashurine per kombin shqipetar. Me kane mesuar se si te respektoj kombin tim, gjakun tim atdheun tim dhe une jam krenar qe jam Shqiptar qe e kam thene e them dhe kudo qe do jem do ta them me krenari.

Garantoj qe do jem nje ambasador i popullit shqiptar kudo ne bote dhe do te mbroj te drejtat e popullit tim ne cdo moment. Nuk me duket aspak e arsyeshme qe keto dite disa media te shkruara sportive kane hedhur balte mbi emrin tim. Nese disa individe te caktuar kane mision perçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka per te ndodhur kurre dhe asnje s’do t’ja arrije qe mua te me perdore per te futur percarjen.

Kudo ku kam qene dhe kudo ku do jem do te mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe ate te Kosoves. Ne prezantimin tim ne Gjermani ku duhej te kendoja nje kenge kendova himnin e kombetares kuq e zi.
Nuk dua qe interesa personale te individeve te caktuar te njollosin kombetaren dhe per me keq te fusin perçarjen apo ta ushqejne ate. Une personalisht do te angazhohem qe nje fenomen i tille te mos ekzistoje kurre me ne kampin kuqezi.

Ne jemi nje KOMB, kemi nje FLAMUR dhe une Granit Xhaka garantoj cdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPERI (ALBANIA) dhe do jem nje, mbeshtetje per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen.

Me nderime dhe respkete per te gjithe, nga Granit Xhaka dhe familja!


busy
komente