Brazil 2014/ Sllovenia kërkon rezultat | ||||
|
Sllovenia kërkon rezultat në ndeshjen e sotme në Qemal Stafa. Kjo konfirmohet nga trajneri Slavisa Stojanovic, i cili duket se e ka studiuar me detaje Kombëtaren shqiptare. Për miqtë tri pikët janë objektivi për të mbetur në garën për vendin e dytë në Grupin e në kualifikueset e Botërorit Brazil 2014. “Shqipëria do të jetë e motivuar për të marrë rezultat, mbi të gjitha pas humbjes me Islandën. Luajmë përbvallë një kundërshtari të vështirë, por edhe ne kërkojmë rezultat pozitiv dhe synojmë të largohemi prej këtej me një fitore. Nuk do ta kemi të lehtë, pasi Shqipëria ka elementë si Cana, Bogdani, Bulku, Çani apo Meha. Gjithashtu do ta kem të vështirë të gjej lëvizjen e radhës së De Biasit, i cili ndryshon vazhdimisht formacionin titullar” Stojanovic ka nënvijëzuar se shpreson që ndeshja e sotme të mos shoqërohet nga rreshjet dhe përmbytja e fushës, pasi kjo do ta penalizonte Slloveninë. “Shpresoj që ndryshe nga ndeshja në Tiranë me Islandën, këtë herë mos të ketë shi, pasi një terren i rënduar do ti penalizonte të dyja skuadrat dhe nuk do ti lejonte të dilnin në lojën e tyre” Shqipëria dhe Sllovenia aktualisht renditen në vendet 4 dhe 5, në kuotën e 3 pikëve, pas tre ndeshjeve të para në Grupin E. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1881 |