Napoli i dyshes shqiptare, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli, ka mposhtur skuadrën suedeze, Stockhom, në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultat, 2:1. Pas kësaj fitore, italianët siguruan kalimin në fazën tjetër.
Blerim Xhemajli ka shënuar golin e epërsisë për Napolin, në minutën e 20-të, duke i dhënë forcë italianëve që të shpresojnë për pikët e plota në Suedi, që megjithatë nuk e patën aspak të lehtë të marrin fitoren.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i suedezëve, të cilët edhe barazuan shifrat me anë të Danielsson në minutën e 35-të, për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë. Ndërkaq më pas u zhvillua një rivalitet i lartë, derisa sulmuesi kryesor i Napolit, Cavani në minutën fundit të ndeshjes solli golin e fitores për skuadrën apenine.
Ndërkaq pos Xhemajlit, nga minuta e parë në këtë takim luajti edhe mesfushori tjetër shqiptar që aktivizohet me Zvicrën, Valon Behrami. Pas kësaj ndeshje, Napoli zë pozitën e dytë në Grupin F, tri më pak se lideri, Dnipro, por që ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
 |