Bullgari/ Vajushi shenon, Liteks fiton |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 29 Nentor 2012 10:40 |  |  |  | |
Armando Vajushi ka qenë heroi i Liteks Loveç në fitoren 2-0 në transfertë ndaj Lokomotivës së Sofjes, e vlefshme për javën e XIV të kampionatit bullgar. Lojtari shkodran zhbllokoi shifrat në minutën e 77-të, atëherë kur dukej se gjithçka do të përfundonte në barazim, pasi dy skuadrat ishin me 10-vetë. Në fund, Liteksi gjeti dhe golin e dytë me anë të Kostadinov. Ndërkohë, me kete fitore, kjo skuadër u ngjit në vendin e pestë, në kuotën e 26-pikëve në Bullgari.
 |