Iran/ Xhevahir Sukaj i dhuron dy “xhevahir” , Sepahanit | ||||
|
Sepahahan-Zobahan 4-3 Xhevahir Sukaj është sulmuesi shqiptar më i mire i momentit. Shkodrani shënoi një dopietë në ndeshjen e djeshme, të cilën skuadra e tij Sepahan luajti ndaj Zob Ahan. Sukaj tregoi edhe një herë se gëzon një formë të shkëlqyer, teksa në harkun e 15-minutave arriti ta çonte skuadrën në avantazh të dyfishtë. Në minutën e 7-të, një rivënie në lojë nga gjysmëfusha kundërshtare u shndërrua në asist për shkodranin, i cili i gjetur në vendin dhe kohën e duhur vetëm e ka shtyrë topin në rrjetë, pasi më parë ishte prekur me kokë nga një lojtar i skuadrës së tij. Ne golin e dyte Sukaj brënda zonës gjuan, topi pritet fillimisht nga portieri, por në gjuajtjen e dytë shkodrani arrin të dyfishojë. Me kalimin e minutave takimi u tensionua, kjo edhe për shkak të dy kartonëve të kuq të nxjerrë nga arbitri. Ndërkohë në minutën e 32-të Sukaj u bë sërish protagonist, teksa fitonte një penallti, e cila më pas u kthye në gol nga Ebrahimi. Në pjesën e dytë, Sukaj pësoi një dëmtim të lehtë, ndaj edhe u zëvendësua në minutën e 70-të nga trajneri Kranjçar, teksa nga ana tjetër miqtë e barazuan rezultatin në 3-3, por në minutën e fundit Sepahani fitoi një tjetër penallti, duke e fituar ndeshjen. Deri tani Sukaj ka shënuar tetë gola për këtë sezon, duke qenë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin iranian. Pas kësaj fitoreje, Sepahani renditet në vend të 4-t me 34-pikë, katër më pak sesa Traktor Sazi, i cili kryeson me pikë të barabarta me Esteghlal (kjo e fundit ka një ndeshje me pak se luan sot). KLIKO-XHEVAHIR SUKAJ SHENON DY GOLA (VIDEO) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2152 |