HOT NEWS
E mërkurë, 22 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vazhdon injorimi i Sukajt per ne kombetare
nga Albaniassocer   E diel, 10 Mars 2013 18:10   pdfShtypEmail

xhevahir_sukaj_sepahanEdhe pse shkodrani ka shenuar golin e 11-te ne kampionatin iranian perseri ai vazhdon te injorohet nga De Biazi. Keto dite ne shtypin iranian qarkullonte nje interviste e trajnerit te kombetares vendase, portugezi Queiroz, i cili ka deklaruar: "Nese do te ishte e mundur une do ta merrja Sukajn ne kombetaren Iraniane".
I kontaktuar posaçerisht nga albaniasoccer shkodrani u pergjigj: "Kam degjuar edhe une shume per kete deklarate te Queiroz por nuk di qfare te them nese eshte e vertet apo jo.Une jam shqiptar dhe dua kombetaren e vendit tim". Eshte shume e cuditshme kjo situate e krijuar rreth Sukajt duke pare qe nuk eshte thirrur asnje here dhe ka qene nder sulmuesit shqiptar me konstante ne shenimin e golave. Per me teper qe dy sulmuesit kryesor te kombetares, Bogdani dhe Cani, kane nje minutazh teper te ulet ne ekipet e tyre respektive.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit