Norvegjia/ Tërhiqet Rise, mungon ndaj Shqipërisë | ||||
|
Kombëtarja norvegjeze nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të majtë, John Arne Rise kundër Shqipërisë. Kjo, pasi mbrojtësi ka vendosur të hënën që t'i jap fund eksperiencës së tij me përfaqësuesen nordike. Norvegjia është e katërta në kualifikimet për Botërorin 2014 dhe gjendet në Grupin E, pje-së e të cilit është edhe kombë-tarja shqiptare, me të cilën do të ndeshet në Tiranë më 7 qershor. "Pas shumë mendimesh, kam vendosur të mos vazhdoj më me futbollin ndërkombëtar. Po shkoj drejt përfundimit të karrierës dhe jam në një moshë kur duhet ta marr një vendim definitiv, nëse dua ta arrij synimin tim, të luaj edhe 4-5 vjet në Europë", - deklaroi ish-futbollisti i Liverpulit për mediat nordike. Ai deri tani ka zhvilluar 110 ndeshje me Norvegjinë, teksa ka debutuar me Islandën në vitin 2000. Rise ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpulin tetë vjet më parë, ndërsa tani është pjesë e Fulhamit prej dy sezonesh. Trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, e ka respektuar vendimin e Rises. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2059 |