Legjonarët/ Lila shënon në derbin e shqiptarëve në Greqi | ||||
|
Andi Lila dhe skuadra e PAS Janines kane marre nje fitore me arome kampionesh. Mbrojtesi shqiptar qe ne Greqi ka mesuar te bej mesfushorin ka shenuar ne porten e PAOK-ut, qe shihej si favorite per ta fituar kete takim. Skuadra e Liles dhe Viles ka arritur ne kete menyre fitoren e dyte rradhasi në play off, duke u renditur ne vendin e pare ne grupin e skuadrave qe luftojne per vendin e trete qe te siguron pjesemarrjen ne kompeticionin me te rendesishem per klube sezonin e ardhshem. PAOKU ku luan shqiptari tjeter Ergys Kaçe nuk ka mundur te marre piket qe i nevojiteshin. Andi Lila jo vetem per golin e shenuar, por dhe per paraqitjet ne kampionat me skuadren e Janines i ka rritur vlerat vetes dhe tani eshte shume prane largimit nga Greqia drejt Italise ku disa skuadra te Serise A dhe B jane te gatshme te paguajne per sherbimet e tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2259 |