Norvegjia/ Gashi dhe Berisha ftohen per ndeshjen me Shqiperine | ||||
|
Selektori i përfaqësueses së Norvegjisë, Egil Olsen ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Shqipërisë, që do të luhet me 7 qershor, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror. Në mesin e të ftuarve janë edhe dy futbollistë me prejardhje nga Kosova, Ardian Gashi, i cili luan me ekipin suedez Helsingborgs dhe Valon Berisha, i cili aktivizohet te skuadra austriake Red Bull Salzburg. Ndërkohë, trajneri i ekipit norvegjez, ka lavdëruar Ardian Gashin, i cili kundër ekipit kuqezi pritet të nis ndeshjen nga minuta e parë. “Unë e kam parë Gashin duke luajtur shumë, dhe ai luan në ekipin më të mirë të Suedisë. Ai vlerësohet lartë atje dhe është i mirë në mbrojtje. Ai ka luajtur mirë në disa ndeshje rresht dhe ndoshta është lojtar i cili është në gjendje të marr rolin e Havard Nordtveit në mesfushë”, ka thënë Olsen. Gashi, i cili ka luajtur 11 ndeshje për Norvegjinë, nuk ishte pjesë e ekipit norvegjez në disfatën 0-1 nga Shqipëria në Oslo. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2737 |