Merkato/ Loret Sadikun e do Rizespori | ||||
|
Mbrojtësi i ri shqiptar Loret Sadiku, që luan me Helsinborgun në Suedi, një kandidat potencial për t'iu bashkuar kombëtares kuqezi, ka marrë një ofertë të majme nga skuadra e rikthyer në elitën e futbollit turk, Rizespor. Drejtuesit e Helsingborgut janë shprehur kundër largimit. “Di për interesimin e tyre që tri javë më parë. Është një ofertë konkrete dhe e mirë. E kam informuar klubin se dua të largohem”, - tha Sadiku, që ia ka treguar dëshirën e largimit trajnerit dhe drejtorit sportiv. “Është ofertë shumë e mirë. Është ligë në rritje, gjithnjë e më shumë yje shkojnë për të luajtur atje. Edhe pse Rizespor është skuadër e re, mendoj se është rast i mirë për mua. Nëse luaj mirë aty mund të lëviz në një skuadër më të madhe”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2281 |