Iranë/ Sukaj operohet, katër muaj jashtë fushave |
nga AlbaniaSoccer E shtunë, 06 Korrik 2013 10:12 | ![pdf](/templates/gk_icki_sports/images/pdf_button.png) | ![Shtyp](/templates/gk_icki_sports/images/printButton.png) | ![Email](/templates/gk_icki_sports/images/emailButton.png) | |
Xhevahir Sukaj i është nënshtruar dje operacionit në gju dhe gjithçka ka shkuar me sukses. Sulmuesi shkodran që aktivizohet te iranianët e Sepahanit, u dëmtua disa ditë më parë në një miqësore. Ai dëmtoi gjurin dhe sipas mjekëve, pas operacionit do t’i duhet të qëndrojë të paktën rreth 4 muaj jashtë fushave të blerta. Sukaj prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin iranian, duke qenë protagonist absolut te skuadra e tij, por ende nuk ka pasur shansin nga De Biazi që të provojë forcat me fanellën kuqezi.
![busy](https://albaniasoccer.com/components/com_jomcomment/busy.gif) |