Goran Pandev: Tare dhe Lolito te pavlefshem per Lacion! | ||||
|
Futbollisti i Lacios, Goran Pandev, perfundimisht ka fituar betejen me klubin e Lacios dhe eshte i lire pasi kolegjiumi arbitrar i ka dhene te drejte futbollistit Maqedonas per mosmarreveshjet ligjore midis klubit Lacjal dhe lojtarit. « Nuk me pelqen qe u zgjidh çeshtja keshtu, por per dicka jam i kenaqur sepse nuk jam larguar nga Lacio por nga nje person qe me ka bere keq. Presidenti Lolito dhe se bashku me te Igli Tare nuk e meritojne te drejtojne nje klub prestigjoz si Lacio. Ata jane e keqja e kesaj skuadre dhe me vjen keq per tifozat te cilet po e vuajne kete situate kaq te nderlikuar te ekipit te tyre », theksoi Pandev i cili ka shenuar pese nga shtate golat qe Maqedonia ka reealizuar ne tre miqesoret e fundit. « Jam i liruar me ne fund nga kjo situate pas 5 muajsh tension nga media, por e rendesishme eshte se familja, miqte dhe gruaja te gjithe me ndenjen afer dhe me ndihmuan ta kaloje kete situate », perfundoi Pandev Kel Naraçi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2086 |