Er-Bomber i kerkon me teper kohe Katanias! | ||||
|
Ekipi siçilian i Katanias, qe eshte ne kerkim te nje sulmuesi ka rene dakort me Kievon per golashenuesin me te mire te Kombetares se Shqiperise ne eliminatoret e fundit, Erjon Bogdani. Nga ana tjeter, Er-Bomber eshte duke vleresuar disa oferta qe kane ardhur ne drejtimin e tij edhe nga jashte Italise. Per kete arsye, ai I ka kerkuar edhe disa dite kohe Katanias per te shikuar mundesite e paraqitura. Megjithate, zgjedhja e pare per Bogun eshte Seria A dhe duket se Katania ka shume shanse te jete ekipi i tij i ardhshem, duke patur parasysh edhe interesimin e Kievos per sulmuesin Austriak te Napolit, Erwin Hoffer, e ben edhe me te disponueshem sulmuesin Shqiptar. Kel Naraçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1887 |