Te ndryshme / Erbim Fagu shenon golin e jetes | ||||
|
Ky fillim viti ka nisur mbarë për mbrojtësin e djathtë të skuadrës së Besës Erbim Fagun, këtë herë jo në fushën e blertë, por në jetën e tij private. Përvec vitit të ri, ai ka realizuar zyrtarizimin e fejesës së tij me vajzën që dashuron prej kohësh znj.Amarda Bulku. Mbiemri i saj është i njohur për publikun shqiptar, ndërsa nuk është koicidencë, por ajo është me të vërtetë mbesa e aktores së njohur Rajmonda Bulku. Madje, Amarda ka trashëguar jo pak nga nuri i hallës së saj, duke tërhequr vëmëndjen e futbollistit simpatik nga Tirana. Por vec bukurisë, Fagu nuk rri pa evididentuar dhe inteligjencën e shoqes së tij, e cila ka mbaruar shkollën e lartë për Marëdhënie Ndërkombëtare. Ditët e pushimit që lojtarët e Besës kishin në dispozicion, Erbimi i ka shfrytëzuar që me familjen e tij të realizojë një festë për zyrtarizimin e lidhjes së tij. Madje pas stërvitjes të së hënës, në hotel “Kalifornia” ku është grumbulluar skuadra kavajase, ai ka shtruar një koktej për të të gjithë pjesëtarët e ekipit, duke dashur që gëzimin e tij ta ndajë dhe me shokët e skuadrës, ashtu sic ata bëjnë kur shënojnë gola në ndeshjet e kampionatit. Por këtë herë Fagu ka shënuar golin e jetës. Me këtë rast dhe Albaniasoccer.com i uron ciftit të ri një jetë të lumtur!. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3172 |